Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Kllokot pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.
Rasti është raportuar me 2 shtator, ndërsa tani policia ka identifikuar të dyshuarin.
“Kllokot 02.09.2024 – 15:00. Njësitë e hetuesisë më 15.10.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.