Bashkëlojtari i Aro Muriqit kandidat për “huqjen më të madhe të sezonit” në Premier Ligë – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Bashkëlojtari i Aro Muriqit kandidat për “huqjen më të madhe të sezonit” në Premier Ligë

    Insajderi
    17 March 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burnley mori mbrëmë një fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Brentfordit duke bërë një hap drejt luftës për sigurimin e mbijetesës në elitën e futbollit anglez.

    Një ndër më meritorët për këtë sukses të Burnleyt ishte padyshim edhe portieri kosovar Arijanet Muric, i cili bëri plotë gjashtë pritje dhe në fund u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, shkruan Telegrafi.

    Sidoqoftë, përtej pritjeve fantastike të Muric, ajo që mori më së shumti vëmendjen është një rast i humbur për gol nga sulmuesi David Datro Fofana.

    Fofana është ngacmuar në rrjetet sociale pasi nuk arriti ta çojë topin në portën e zbrazët nga jo më larg se tre metra, teksa shumë tifozë e kanë cilësuar këtë rast si ‘huqjen më të madhe të sezonit’.

    “Nuk mund ta besoj se Assignon nuk ka marrë një asistim aty. Kjo ishte një huqje e tmerrshme nga Fofana”, ka shkruar një tifoz në platformën X.

    Fofana i cili është në huazim nga Chelsea po shijon aventurën e tij tek Burnley, teksa ka shënuar katër gola në tetë ndeshje.

    Rastin e humbur mund ta përcillni nga sekuenca 0:51:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark