Bashkëpunëtori i ish-presidentit Rugova: Ai dhe Kosova sot janë binom i pandashëm në sytë e botës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpunëtori i ish-presidentit Rugova: Ai dhe Kosova sot janë binom i pandashëm në sytë e botës

    Insajderi
    02 December 2024 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muhamet Hamiti, anëtar i LDK-së dhe bashkëpunëtor i ish-presidentit Ibrahim Rugova, i ka bërë një dedikim ish-presidentit në 80-vjetorin e lindjes.

    Sipas Hamitit, Rugova ishte zëdhënësi dhe prijësi i popullit të Kosovës në vitin 1989, kur vendit iu shkel pozita kushtetuese e iu nëpërkëmb kultura.

    “Ibrahim Rugova e themeloi dhe i priu Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë antikomuniste shqiptare në këto hapësira, kur kjo mori mbi vete fatin e popullit dhe vendit të vet. Presidenti Ibrahim Rugova e udhëhoqi lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës, strumbullar i së cilës ishte LDK-ja, që e bëri shtetin, Republikën e Kosovës të viteve 90-të, që në rrethana të papërsëritshme e ruajti substancën njerëzore shqiptare – rezistoi dhe luftoi populli ynë edhe me armë (UÇK) për shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar Hamiti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark