Ish-kryetari i Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhevat Olluri, ka shkruar disa fjalë për djalin e tij, Ardian Ollurin, i cili po kandidon për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se Ardianit i është mundësuar të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për vendin duke u angazhuar në politikë përmes LDK-së.
“Në zgjedhjet aktuale parlamentare që po zhvillohen në Kosovë, djalit tim, Ardian Olluri, nr. 58, i është dhënë mundësia të kandidojë për deputet nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm dhe me përgjegjësi në karrierën dhe angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për vendin tonë,” shkroi ai.
Olluri shtoi se beson në vizionin dhe vullnetin e Ardian Ollurit për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.
“Si prind, jam jashtëzakonisht krenar për përkushtimin dhe angazhimin që ai ka treguar gjatë gjithë këtij procesi. Besoj se ai ka vizionin dhe vullnetin për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë.
Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët, duke i ftuar ata të votojnë për Ardianin më 9 shkurt
“Për këtë arsye, po ju kërkoj përkrahjen tuaj në këtë ditë të rëndësishme, duke e mbështetur me votën tuaj më 9 shkurt. Vota juaj do të jetë një hap drejt një të ardhmeje më të mirë dhe përfaqësimit të denjë të popullit të Kosovës.”.