Dy reperët e njohur shqiptar, Noizy dhe Mozzik duket se kanë pasur një përplasje virtuale ditën e djeshme, por ndjekësit janë gati të bindur se bëhet fjalë për një bashkëpunim.
Noizy ka paralajmëruar para pak orësh se do të sjellë një këngë të sipas tij “do të trondisë vendin”.
Në të njëjtin interval kohor, ashtu siç e tregon orari i postimit në InstaStory, Mozzik ka postuar një status në këtë rrjet social duke u shprehur se pritet të nxjerrë projektin e parë nga albumi i ri që ka nënkuptuar se mund të quhet “Lamboziki”.
“Këtë muaj del konga e albumit me videoklip. Nuk dua me e zgjatur shumë! Kanë me thy krejt rekordet e rekordet e rekordeve.” Tërmet 100 % Lamboziki.”, shkroi Mozzik.
Mirëpo kjo ka sjellë reagimin e reperit tjetër, i cili duket se ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj tij.
“Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se fill fillojnë tu t’kopju edhe statuset.”, shkroi ai