×
  • Sport
  • Sport

    Bashkëpunimi Shqipëri – Serbi: Shumë komente kundër Dukës dhe FSHF-së, faqja zyrtare ndalon komentet

    Insajderi
    26 September 2024 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata Shqiptare e Futbollit të enjten mbrëma publikoi në “Facebook” një fotografi të Ylber Ramadanit e Marash Kumbullës gjatë një dueli me një lojtar kundërshtar.  

    Por komentet ishin plotësisht kundër Armand Dukës dhe FSHF-së, pasi priet që së shpejti të zyrtarizohet Evropiani U21 i vitit 2027 që do të organizohet nga Shqipëria e Serbia.  

    FSHF-ja fillimisht e la të hapur mundësinë e komentimit.  

    Por pasi të gjitha komentet ishin fyese ndaj Dukës e FSHF-së, Federata Shqiptare limitoi mundësinë e komentimit. 

    Një numër i madh i personaliteteve sportive në Kosovë nuk e kanë pritur mirë bashkëpunimin e FSHF-së me Federatën Serbe të Futbollit për organizimin e këtij eventi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark