Bashkëpunimi Turqi-Arabi do të sjellë fundin e ISIS - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bashkëpunimi Turqi-Arabi do të sjellë fundin e ISIS

    Insajderi
    05 February 2016 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia po planifikon që të sulmojë nga toka Sirinë, kanë njoftuar mbrëmë zyrtarët rusë të ministrisë së Mbrojtjes.

    Turqia, sipas tyre, po e bën këtë pasi që në operacion është duke u bashkëngjitur edhe Arabia Saudite.

    Ky operacion i Turqisë, të cilin Ankaraja nuk e ka konfirmuar ende, mund të ndryshojë të gjitha rrjedhat në luftën kundër ISIS-it, i cili ka lëvizur nga Siria në drejtim të Turqisë muajt e fundit, shkruan BBC

    Dhe kjo vjen pasi që Arabia Saudite është zotuar se do të mbështes çdo aleancë të prirë nga SHBA-të me trupa nga toka, raporton Insajderi

    “Arabia Saudite tash është e gatshme për të qenë pjesë e çdo operacioni që koalicioni (kundër ISIS) do të organizonte në Siri”, ka thënë ministri i mbrojtjes i Arabisë Saudite, Brigadier Gjeneral Ahmed Asseri.

    Ndërkaq, çdo lloj intervenimi i Turqisë në Siri nga toka, do të mund të sillte konflikt me Rusinë, e cila ka qenë duke bombarduar në Siri që nga fundi i shtatorit të vitit të kaluar.

    Në anën tjetër Rusia ka vendosur një bazë ushtarake në provincën Perëndimore të Sirisë, Latakia, e cila është vetëm 35 kilometra larg kufirit me Turqinë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark