Bashkëshorti i kryeshefes së Postës shpërblehet me një pozitë të rëndësishme në inteligjencë nga ministria e Muratit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Bashkëshorti i kryeshefes së Postës shpërblehet me një pozitë të rëndësishme në inteligjencë nga ministria e Muratit

    Insajderi
    23 December 2024 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Genc Rraci, bashkëshorti i kryeshefes së Postës së Kosovës, është shpërblyer me një pozitë të rëndësishme nga ministria që e udhëheq Hekuran Murati, ajo e Financave.

    Gazeta Insajderi ka mësuar përmes burimeve se Rraci është emëruar drejtor i Inteligjencës Financiare. Ai më 2023-ën është emëruar kryesues bordi i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar.

    Genc Rraci është bashkëshorti i kryeshefes ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rracit.

    Rraci më herët ka qenë edhe pjesë e bordit të Telekomit të Kosovës. Rraci, Naim Maloku, Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikqi nëpërmjet një letre ia kishin përcjellë ish-kryeministrit Avdullah Hoti dorëheqjen para katër vitesh.

    Ai kishte kandiduar edhe për pozitën e guvernatorit të BQK’së, ku ishte vlerësuar me 24.5 pikë nga komisioni britanik. Emri i tij s’ishte dërguar fare në Kuvendin e Kosovës për votim.

    Në deklarimin e pasurisë të vitit që shkoi, ai njofton se ka pasur edhe pozitë menaxheriale në komisionin e auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    Ai punon edhe si këshilltar i jashtëm në ‘Adviesgroep88’, firmë në Holandë. Në një bankë atje, Rraci i ka të deklaruara si kursime përreth 70 mijë euro.

    Më 3 gusht të vitit 2021 Murati kishte shkarkuar nga detyra drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Dardan Nuhiun. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark