![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Pas tubimit më të madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në kryeqytet, Albina Kastrati Abdixhiku, bashkëshortja e kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku, përkrahu fuqishëm suksesin e kreut të kësaj partie.
Në një postim në Facebook, Kastrati Abdixhiku reflektoi mbi rrugëtimin sfidues të fushatës, duke theksuar përkushtimin e palodhur të Abdixhikut dhe përkrahjen e madhe që ka marrë nga qytetarët.
“Lum, sot kur jemi në fund të fushatës, veç mundem me të thënë ‘you did it’.💪🏼 E di që ka qenë e lodhshme, por ti nuk je lodhur asnjë ditë se nuk të ka lënë dashnia që të dhanë gjithë njerëzit gjatë këtij rrugëtimi. E di që ishte dhe stresuse por, nuk je ndalur asnjë ditë se nuk të ka lënë shpresa që e ke pa te të gjithë qytetarët. Kam qenë pjesë në shumicën e tubimeve dhe takimeve tjera. Ndjenja e mirë që e merrje në secilin takim prej dashnisë së njerëzve kulmojke edhe me një ndjenjë dhimbjeje për gjithë ata që e kërkonin shpresën e ndryshimin dhe një jetë të mirë në Kosovën tonë. Në Republikën që ti e don dhe punon për të.” – ka shkruar Kastrati Abdixhiku.
Duke iu referuar kohës që Abdixhiku ka kaluar larg familjes gjatë fushatës, ajo theksoi sakrificat e bëra për një qëllim më të madh: “Tash kur puna jote katër vjecare në krye të LDK-së ka marrë formë e do të vuloset më 9 shkurt, veç një keqardhje e ndjej, koha e shkurtër me çikat, Erën dhe Rozin; por në gjithë përmbushjen që jam munduar të ua krijoj pa ty, kam pasur shpresën që e gjithë kjo kohë e humbur do të ia vlejë. Veç me një Kosovë që po e projekton e po e ëndërron do të ia vlejë, e di këtë.”
Kastrati Abdixhiku përfundoi postimin me një mesazh të fuqishëm mbështetjeje.
“Veç me një Kosovë që po e projekton e po e ëndërron do të ia vlejë, e di këtë. Përkrahjen time do ta kesh gjithë, por me një kusht. Të qëndrosh gjithmonë për vlerat dhe parimet që i ke sot. Asgjë mangu në këtë fushatë. You rocked it! Shkojmë për fitore të dielën. Fitore dhe asgjë më pak!” – tha ajo.