Bashkëshortja e ish-presidentit Rugova i shkon në vizitë Abdixhikut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bashkëshortja e ish-presidentit Rugova i shkon në vizitë Abdixhikut

    Insajderi
    15 March 2023 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikut sot për vizitë në zyre i ka shkuar bashkëshortja e ish-presidentit, Rugova, Fana Rugova me dy fëmijët e saj Teutën e Ukën.

    Abdixhiku ka njoftuar se kjo vizitë është pikërisht në 2 vjetorin e përzgjedhjes së tij si kryetar, shkruan Insajderi.

    Ai theksoi se kjo ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë.

    Abdixhku ka treguar se nga ish-zonja e parë ka pranuar një dhuratë.

    Ndërkohë ka folur në superlativ për LDK-në.

    “Lidhja është e fortë. Idetë tona janë të kohës. E shkuara jonë është historike. Të ardhmen do ta bëjmë vet ne. Dhe kjo e ardhme është e bukur”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Njoftimi i plotë:

    Dy vjet më parë, delegatët e Kuvendit të LDK-së, më dhanë përgjegjësinë dhe njëkohësisht nderin më të madh jetësor, atë të udhëheqjes së formacionit të parë pavarësisht e demokratik në Kosovë, shtëpisë së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë.

    Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani.

    Dy vitet e shkuara shënuan rikthimin e madh të Lidhjes sonë. E nisëm në një moment të vështirë; dëgjuam, ndryshuam, vepruam mbarë. Qëndruam fort, ecëm drejtë e treguam përgjegjësi për vendin në çdo hap tonin. Mes nevojës së pashmangshme për hapje e reformë, gjetëm dhe unitetin e brendshëm e përfaqësimin e denjë jashtë. Nderuam të shkuarën, por vendosëm të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj fituam zgjedhjet lokale; fituam më të rëndësishmen për ne – besimin e qytetarëve tanë.

    Sot, LDK ka rigjetur veten mes njerëzve të shkëlqyeshëm të këtij vendi. Ka rigjetur veten mes veprimtarëve e veprimtareve që vazhdojnë të ndërtojnë rrugën e nisur 33 vjet më parë nga patriotë të mëdhenj të kohës. Kjo rrugë gjithsesi s’bëhet më e lehtë, e me çdo rritje tonën ajo bëhet edhe me më shumë përgjegjësi. Por kjo rrugë e jona mbetet e paalternativë. Lidhja është e fortë. Idetë tona janë të kohës. E shkuara jonë është historike. Të ardhmen do ta bëjmë vet ne. Dhe kjo e ardhme është e bukur.

    Sepse Kosova meriton më mirë.

    Sepse Kosova mundet më shumë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark