Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt, është deklaruar pas shpalljes së aktgjykimit dënues me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë ndaj tij. Ajo tha se porosia e bashkëshortit ishte ta hapë derën dhe të mos pret lirimin e tij.
“Unë nuk e kam pritë lirimin, këtë e kam pritë. Edhe Nasimi në mëngjes ka thirrë ka thënë unë jam këtu në mënyrë të padrejtë nga dita e parë…Hape derën dhe mos prit që lirohem”, zbuloi sot Gjejlone Haradinaj.
Sa për pjesën që Nasim Haradinaj u shfaq i buzëqeshur kur iu shqiptua dënimi, ajo u shpreh: “Nasimi është i mësuar me u ballafaqu me padrejtësi dhe është krenar se e din që kurrë s’ka bë asgjë”.
Tutje ajo tha se Nasim Haradinajn do ta vizitojnë për ditëlindje në Hagë.
“Familja e Haradinajt është e mësuar me këto gjëra, familjarët janë shokuar…Është shumë shokuese për fëmijët që jetojnë jashtë”, u shpreh ajo tutje.