Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Mu duk sikur aty janë serbët, e pritëm këtë vendim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Mu duk sikur aty janë serbët, e pritëm këtë vendim

    Insajderi
    18 May 2022 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vendimit të Gjykatës Speciale ku Nasim Haradinaj u shpall fajtor me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë, bashkëshortja e tij, Xhejlane Haradinaj në një lidhje direkte tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm, shkruan Insajderi

    “Kjo për mu ka qenë e pritur pasi Nasimi u marr padrejtësisht është gjykate e padrejte edhe shume raciste, Nasimi ka thirr ne 7 ka qene i qetë e ka prit , aty ska drejtësi kemi qene te përgatitur nëse do behëj e kundërta ishim befasu unë edhe ai”, tha Haradinaj në lidhje direkte në Kanal 10

    Sipas saj kjo seancë brenda kishte serbë, dhe ajo çka e shqetësoi më së shumti ishte fakti që dënimi thirrej në emër të popullit të Kosovës.

    “Ka qenë e vështirë jemi mësu me u ballafaqu me kësi sene , mu duk sikurse janë serbet aty, ma e rana ka qenë kur aj folke në emër te popullit te Kosovës, e padrejte me thon ashtu eshtë e papranueshme, qysh mundet populli me dënu kur për sa vite ka punu. Kur mka thirr edhe ka thonë që Kosova kam dëshirë me kan mire”, tha ajo/Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark