Bashkimi Europian i reagon Republikës Sërpska – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bashkimi Europian i reagon Republikës Sërpska

    Insajderi
    30 March 2024 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Bashkimit Evropian ka reaguar pas një ndërmarrjeje të Milorad Dodik, kreut të Republika Sërpska, lidhur me ligjin zgjedhor.

    Sipas kësaj zyreje, me këtë veprim, drejtuesit e Republika Sërspak kanë zgjedhur që të ngritin tensione.

    “Na vjen keq që kanë zgjedhur rritjen e tensioneve, përfshirë propozimin e një numri të veprimeve që minojnë rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës, funksionalitetin e institucioneve të saj dhe liritë fondamentale”, thuhet në qëndrimin e Bashkimit Evropian.

    “Kjo zgjedhje jo vetëm që dëmton interesat e qytetarëve, por gjithashtu vepron si pengesë në rrugën e Bosnjës drejt BË-së. Drita jeshile e negociatave për pranim ka dëshmuar që dialogu në vend të eskalimit sjell rezultate. Nuk është shumë vonë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave”, përfundon qëndrimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark