Bashkimi Evropian (BE) të mërkurën e ka miratuar pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Presidenca belge në rrjetin social X, ka njoftuar se ambasadorët e BE-së sapo janë pajtuar në parim për pakon e 13-të.
“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë presidenca belge
Sipas saj, kjo është njëra prej pakove “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re.
Pakoja do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.