29.1 milionë euro i ka ndarë Këshilli i Bashkimit Evropian për Gjykatën Speciale.
Kjo u bë e ditur nga një zyrtare e KE-së, e cila ka shtuar se këto para u ndanë bashkë me 34 milionë euro tjera për mandatin e ri të EULEX-it.
Ky vendim është marrë mbrëmjen e së martës.
Siç, thanë nga KE-ja detajet tjera rreth shumës për Specialen do të jepen në një shpjegim më të gjerë të lëshuar si dokument gjatë ditës së sotme.
Këto mjete janë të dedikuara për çështjet operacionale të Dhomave të Specializuara dhe prokurorin e specializuar siç njihet ndryshe Specialja në dokumente.
Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë do ta ketë selinë në Hagë, njofton Klan Kosova.
Kjo gjykatë do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999 – 2000 të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.