Bashkimi Evropian vazhdon sanksionet për Krimenë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bashkimi Evropian vazhdon sanksionet për Krimenë

    Insajderi
    19 June 2017 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vazhduar edhe për një vit sanksionet për ndalimin e investimeve nga vendet e BE-së, në Krime.

    Këto sanksione që nga viti 2014 vijnë si përgjigje pas aneksimit ilegal të gadishullit ukrainas nga ana e Rusisë.

    Që nga ajo periudhë këto sanksione zgjaten në baza vjetore.

    Këto masa përfshijnë ndalimin e importeve nga Krimeja në BE, ndalimin e blerjes së pronave nga kompanitë e BE-së në gadishullin e Detit të Zi, si dhe ndalimin e anijeve lundruese që kanë flamurin e ndonjë shteti anëtar të BE-së.

    Sanksionet ekonomike të BE-së që godasin sektorin e energjisë dhe atë bankar rus, ka mundësi të diskutohen në takimin e liderëve të BE-së në Bruksel më 22 qershor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark