Kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota ka thënë se bastisjet ndaj në zyrën e tij nuk ka të bëjë me ndonjë keqpërdorim por dikush është i interesuar ta dëmtoj Festivalin që ai vet është drejtor “Ti këndojmë Lirisë”.
Madje Bashota ka thënë në një intervistë për televizioni publik, se është ndjerë tepër keq që e kanë prekur në festivalin folklorik.
“Jam ndjerë shumë keq që është folur në atë mënyrë për një vlerë kulturore që tashmë nuk i takon Klinës e Kosovës por të gjithë trevave shqiptare ku prezantohen të gjitha grupet folklorike me përmasa botërore”.
Tutje Bashota tha se ditën kur kanë ndodhur bastisjet ai ka qenë te mjeku për kontroll tek mjeku pasi kishte lënduar syrin gjatë një loje futbolli.
Bashota në këtë intervistë ka akuzuar edhe organet e rendit për korrupsion dhe ndikim politik ndërsa thotë se nuk ka qenë dje në zyre për shkaqe shëndetësore.
“Për mendimin tim duhet të krijohet një Prokurori e re për të hetu këta prokurorë të korruptuar të cilët janë hy në valle me mu, janë hy në lojë me mu por le të jenë shumë të sigurt se kanë me humb këtë betejë me mu, betejë në raport me të gjitha këto akuza politika të qëllimshme. Në qoftë se ata janë thirr në punën e Auditorit, ju lutem sa shkelje janë gjetur pikërisht te Kryeministri i Kosovës, ku janë gati 70 lëndë, 70 shkelje janë gjetur në zyrën e tij dhe pse nuk u morën me të’, tha Bashota për RTK’në.