Sokol Bashota, ka thënë se koalicioni i dy partive të mëdha padrejtësisht në këtë mandat është penguar nga opozita, e cila nuk i ka dhënë mundësi këtij koalicioni t’i plotësojë pritshmëritë e qytetarëve.
Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, njëherësh kryetar i kësaj komune, Sokol Bashota, ka thënë se koalicioni i dy partive të mëdha padrejtësisht në këtë mandat është penguar nga opozita, e cila nuk i ka dhënë mundësi këtij koalicioni t’i plotësojë pritshmëritë e qytetarëve.
Në intervistën dhënë për “Epokën e Re”, Bashota ka thënë se Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë. Ai ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave serbe duhet të debatohen në nivel ekspertësh, qofshin ata nga subjektet politike apo të pavarur, kurse politika t’u nënshtrohet veprimeve profesionale.
Bashota ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të jetë forca më e madhe politike edhe pas dy palë zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen. Ai ka lënë mundësinë e hapur për të qenë edhe një mandat tjetër në krye të Komunës së Klinës.