Kryetari i Kongresit të Baskisë, Patxi Lopez, e ka konsideruar “absolutisht të patolerueshëm dhe të papranueshëm” që një flamur i cili përfaqëson miliona qytetarë të një krahine demokratike të futet në “listën e zezë” të Eurovisionit.
Ata kërkojnë nga festivali evropian i këngës që të kërkoj falje për këtë vendim të cilin e quajnë “anti-demokratik”.
Përveç flamurit të Baskisë, në listën e flamujve të ndaluar janë edhe ai i Kosovës, Krimesë dhe ISIS-it.
Edhe ndalesa e flamurit të Kosovës ka ngjallur reagim të ngjashëm. Për këtë vendim të Eurovisionit kanë reaguar deputetët e Kuvendit të Kosovës, Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli dhe Radio Televizioni Publik. /Insajderi.com