Bastisen zyrat e “Mossack Fonseca” në El Salvador - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bastisen zyrat e “Mossack Fonseca” në El Salvador

    Insajderi
    09 April 2016 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet në El Salvador kanë bastisur zyrat e firmës ligjore panemeze, e cila është në qendër të rrjedhjeve masive të dhënash. Lajmi u konfirmua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

    Dokumentet dhe kompjuterët janë konfiskuar nga dega e “Mossack Fonseca” në këtë vend.

    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi gjithashtu se firma “Mossack Fonseca” ishte duke u shpërngulur, ndërsa të njëjtën gjë e mbështet edhe një punonjëse e kësaj firme.

    Zyra e “Mossack Fonseca” në El Salvador funksiononte si një “zyrë ndihmëse” e cila asistonte në të gjitha punët e klientëve në mbarë botën.

    “El Fare”, një media lokale, raportoi se salvadorianët e kanë shfrytëzuar firmën ligjore “Mossack Fonseca” për të blerë prona të paluajtshme në vend pa e deklaruar një gjë të tillë tek autoritetet salvadoriane.

    Firma ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të jashtëligjshme dhe deklaroi se të gjitha informacionet iu janë ofruar publikut në mënyrë të gabuar./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark