EULEX-i ka bastisur të mërkurën edhe zyrën e avokatit Mexhid Syla, një nga të dyshuarit për krim të organizuar.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin vetë avokati Syla, i cili ka thënë se emri i tij është përmendur për ndihmën që ai dyshohet se ka dhënë në transferimin e një prone.
Por, ai ka mohuar të ketë bërë ndonjë vepër penale dhe se ka thënë të se nuk ka njohuri lidhur me këtë rast.
“Ky është rast i vitit 2014. Aty ish i përfshirë edhe emri im kinse kam ndihmuar në transferimin e pronës, përmendet edhe një mbiemër Steviq, nuk di kush është as që kom pasur kontakt me të. As nuk mu prezentuar kontrata as asgjë hiç. Veç [më kanë thënë] a ki kontrata po unë nuk merrna me lëndë penale nuk kom të bëjë me këto punë,” ka thënë ai.
“Këto raste që i kam pasur kanë pasur të bëjnë më shumë më shitblerje të banesave. [Ata] e kryen një kontroll qaty në zyre edhe shkuan. Nuk ka kurgjom, nuk morën kurgjo e shkuan. Absolut nuk di unë asjgë”, ka thënë ai, duke shtuar se ky hetime kanë filluar në vitin 2014 e tek tani po bëhen bastisjet.
EULEX ka filluar të mërkurën një aksion të madh për arrestimin e rreth 50 persoave që dyshohen për krim të organizuar me prona.
Edhe zyra e avokatit Nuhi Uka janë bastisur më heret gjatë ditës /Insajderi.com