
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e serbes nga Mitrovica, 46 vjeçares Ana Murganiq.
Zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani, tha se aty janë gjetur një sprej disa gëzhoja dhe fishekë.
“Në momentin që ka dalur informacioni atje, për neve ka qenë mjaftë për interes, për arsyeje që është përmendur se në lokacionet e caktuara, në komuna të caktuara dhe vende në vitin 2022, ne i kemi marrë veprimet e nevojshme që ta verifikojmë se ku është adresa e saj, kemi gjetur lokacionin e shtëpisë kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë. Dhe jemi larguar nga ai vend”, tha Elshani.
Elshani theksoi se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.