Bastisja në Mitrovicë të Veriut - Sekuestrohen armë e uniforma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisja në Mitrovicë të Veriut – Sekuestrohen armë e uniforma

    Insajderi
    07 May 2025 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka kryer kryer bastisje në disa lokacione në veri të vendit, shkruan Insajderi.

    E Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të tjera të armëve të sekuestruara në bastisjet që u kryen sot në veri të vendit.

    Sveçla tha se në një  aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tri raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.

    Ai u shpreh se terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë.

    “Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë.”, ka shkruar Sveçla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark