×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisja në MMPHI, këshilltari i Aliut: Përpjekje të gjithanshme nga ish-regjimi që të na pengojnë

    Insajderi
    08 October 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valon Hoti, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, ka reaguar pas aksionit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Hoti me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka vlerësuar operacionin e organeve të rendit si “përpjekje e ish-regjimit që të na pengojnë”, shkruan Insajderi.

    Ndër të tjera, në reagimin e tij thuhet se kanë deponuar “mbi 100 lëndë në Prokurori” por ende askush s’është ftuar.

    Reagimi i plotë:

    Sot në mëngjes në ambientet e MMPHI është paraqitur policia e krimeve ekonomike.

    Rreth tentimeve për manipulim të opinionit publik që kinse ky aksion lidhet me ministrin Aliu apo me përfaqësues të tjerë politikë të Lëvizjes që janë angazhuar brenda këtij institucioni, më lejoni të sqaroj që:

    1. As ministri Aliu e asnjë anëtar i kabinetit nuk është subjekt hetimi PËR ASNJË LËNDË;

    2. Tek rasti i ambalazhuesëve dhe zhurmave që janë bërë në studio televizive, qëndrojmë deri në fund me argumentet dhe faktet që kemi publikuar e të cilat kanë bërë demantim të shumë zërave propagandues gjithandej;

    3. Pavarësisht tentativave që për qëllim kanë denigrimin dhe zbehjen e punëva të pashembullta që jemi duke bërë si Qeveri e Ministri, ne nuk ndalemi. Kemi prishur shumë matematika e ndalur shumë interesa. Prandaj nuk janë aspak të befasishme sulmet e koordinuara si kor.

    4. Jemi të hapur madje edhe të ndihmojmë Prokurorinë e sistemin e drejtësisë për hetimin DERI në FUND të shumë rasteve korruptive që i kemi ndalur por që kanë ndodhur e i kemi denoncuar si kabinet, mirëpo kërkojmë më shumë vullnet e më shumë përkushtim. Mbi 100 lëndë janë të dërguara nga ne në Prokurori. Ende askush nga ne s’është ftuar për t’u pyetur për ndonjërën prej tyre, fatkeqësisht asnjë veprim.

    5. Siç duket para zgjedhjeve përpjekjet e gjithanshme nga ish-regjimi do të jenë që të na pengojnë, por nuk do t’ia dalin as kësaj here. Pra, inskenime mund dhe është e pritshme të bëjnë deri në ditën e zgjedhjeve, por nuk do t’ia dalin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark