Bastisje në disa lokacione në Veri - Publikohen pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisje në disa lokacione në Veri – Publikohen pamje

    Insajderi
    17 October 2023 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në disa lokacione në veri të vendit edhe të martën në mëngjes.

    Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nuk ka specifikuar lokacionet, pos që ka thënë se po bëhen “në disa lokacione”.

    Bastisjet lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Atë ditë, një grup i armatosur dhe uniformuar serb vrau policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues nga Policia, u vranë tre sulmues. Shumica e grupit arriti të ikte ndërsa Policia në aksion kapi arsenal armësh.

    Pas rastit, në disa raste janë zhvilluar bastisje në veri e që lidhen me këtë ngjarje. Në çdo aksion janë gjetur armë e mjete të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark