Bastisje në Dubravë: Parandalohet futja e narkotikëve dhe telefonave nga të dënuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisje në Dubravë: Parandalohet futja e narkotikëve dhe telefonave nga të dënuarit

    Insajderi
    17 September 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitë e Sigurisë së Qendrës Korrektuese të Dubravës, në bashkëpunim me njësinë K9, kanë kryer një bastisje të qëllimshme rreth orës 17:00, duke parandaluar një tentativë për kontrabandim brenda institucionit.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se disa të dënuar, duke shfrytëzuar programin e punësimit jashtë institucionit, kanë tentuar të fusin substanca të dyshuara narkotike, telefonë dhe suplemente të ndryshme.

    Postimi i plotë:

    Parandalim i kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

    Sot, rreth orës 17:00, pas informacioneve të pranuara nga burime konfidenciale, në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar një bastisje e qëllimshme nga Departamenti i Sigurisë, në bashkëpunim edhe me njësinë K9.

    Gjatë këtij operacioni është parandaluar tentativa e disa të dënuarve, të cilët, duke shfrytëzuar programin e punësimit jashtë institucionit, kanë tentuar të fusin në mënyrë të kontrabanduar substanca të dyshuara narkotike, telefona, dhe suplemente të ndryshme brenda institucionit.

    Materialet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore.

    Të dënuarit e dyshuar humbin privilegjin e mundësuar nga rendi shtëpiak dhe ndaj tyre do të iniciohen procedura penale.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e masave të rrepta të kontrollit dhe sigurisë, me qëllim parandalimin e çdo veprimi të kundërligjshëm dhe ruajtjen e rendit, sigurisë dhe disiplinës brenda institucioneve korrektuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark