Në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës janë kryer bastisje nga Policia.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se ky aksion ka të bëjë me doganat.
Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Se a ka të arrestuar nuk edi . Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”,tha ai për Insjaderin.