Bastisje| Prokuroria Speciale dhe Krimet Ekonomike zbarkojnë në KRU “Gjakova” dhe në shtëpinë e Hasan Krasniqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisje| Prokuroria Speciale dhe Krimet Ekonomike zbarkojnë në KRU “Gjakova” dhe në shtëpinë e Hasan Krasniqit

    Insajderi
    29 September 2025 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar kontroll në objektin e KRU “Gjakova” dhe shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të saj, Hasan Krasniqit.

    Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se përgjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin, shkruan Insajderi.

    “Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark