Njësiti i Krimeve Ekonomike është duke i bastisur zyrat e Koorporatës Energjetike të Kosovës.
Nga policia i kanë thënë Insajderit se është duke u zhvilluar një kontroll pa dhënë detaje të tjera shtesë.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, kanë thënë nga policia.
Insajderi ka raportuar se në polici është shoqëruar drejtori i KEK’ut, Nagip Krasniqi.