Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë - Haxhiu i del në mbrojtje Pecit: Është plan për ta dëmtuar Qeverinë Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë – Haxhiu i del në mbrojtje Pecit: Është plan për ta dëmtuar Qeverinë Kurti

    Insajderi
    27 May 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka zhvilluar sot një bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, në kuadër të hetimeve lidhur me një kontratë të dyshimtë për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e mbetjeve shtazore. Kontrata në fjalë është nënshkruar nga ministri në detyrë, Faton Peci.

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të ministrit Peci, duke e cilësuar aksionin si pjesë të një “plani të mirëorganizuar për të dëmtuar ministrin dhe Qeverinë Kurti”.

    “Jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa ka qenë dhe sa vazhdon të jetë në Ministri të Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ai,” deklaroi Haxhiu para mediave, përcjell Insajderi.

    Ajo theksoi se Peci është i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet hetuese dhe të japë përgjigje për çdo paqartësi që mund të lindë.

    “Ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur gjithë këtë plan për të dëmtuar ministrin Peci dhe qeverinë Kurti,” shtoi Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark