
Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion që kishte cak dyshimet për dallavere me patenta shoferi.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se kontrollet janë zhvilluar në tri rajone policore, Gjakovë, Gjilan e Prishtinë.
“Sot më 29.05.2025 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë”, tha Kelani.
Sinjali raporton se Njësia e Krimeve Ekonomike ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në Gjakovë, konkretisht ndaj drejtorit të Qendrës së Patentë-Shoferëve Kamer Shabanaj.
Kontrolle ka pasur edhe tek pronari i autoshkollës “Kader”, Saber Arifaj.