Policia e Kosovës ka arrestuar Berat Lahun, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Berat Lahu ka lidhje familjare me ministrin Liburn Aliu i cili drejton Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Nga kjo ministri janë arrestuar edhe katër zyrtar të tjerë.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Insajderin edhe prokurori i çështjes, Rasim Maloku.
Insajderi raportoi më herët se janë arrestuar shtatë persona, katër zyrtarë dhe 3 biznesmen pas një operacioni që lidhet me rastin “Brezovica”.
Zyrtarët e arrestuar janë 3 nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe një zyrtar i KEDS-it.
Kontrolli po kryhet nën dyshimet e kryerjes së veprës penale ‘Marrje ryshfetit në ndihmë’, ‘Ushtrimi i ndikimit’, ‘Fajdeja’ dhe ‘Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Prokurori i çështjes, Rasim Maloku.
Ai ka njoftuar se deri tash janë arrestuar shtatë persona, ndërsa aksioni ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë është kryer në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë.