Bastoni: Lamine Yamal është lojtari më i mirë me të cilin jam përballur - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Bastoni: Lamine Yamal është lojtari më i mirë me të cilin jam përballur

    Insajderi
    05 May 2025 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka mbetur edhe një ditë nga ndeshja e kthimit të gjysmëfinales së Champions League mes Interit dhe Barcelonës.

    Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshje, ka folur mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni.

    Ai në këtë konferencë ka lavdëruar yllin 17-vjeçar, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë në të cilin është ballafaquar.

    “Lamine Yamal? Ai është lojtari më i mirë që kam përballur ndonjëherë. U mahnita nga niveli që ka arritur dhe, për shkak të aftësisë së tij për të krijuar raste, ai është më i miri”, u shpreh Bastoni.

    Kujtojmë se ndeshja mes Interit dhe Barcelonës, do të zhvillohet nesër në “San Siro”, me fillim në orën 21:00.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark