Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte zhvilluar lojëra elektronike – kompjuterike.
Rasti ka ndodhur në Sllovi të Lipjanit, të shtunën mbrëma.
Gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit te një klient janë gjetur tri tiketa te lojërave te fatit si dhe janë konfiskuar si prova një printer dhe një llaptop.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.