Batatina pas fitores: Ju garantoj se për 20 vitet e ardhshme nuk do ta shihni Llapin në barazh - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Batatina pas fitores: Ju garantoj se për 20 vitet e ardhshme nuk do ta shihni Llapin në barazh

    Insajderi
    31 May 2025 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KF Llapi e ka fituar ndeshjen e barazhit të Superligës së Kosovës në futboll.

    Llapjanët triumfuan pas penalltive ndaj Vushtrrisë, për ta siguruar mbetjen në elitë, pas një sezoni zhgënjyes.

    Pas fitores, trajneri i Llapit, Tahir Batatina e dha një deklaratë unike si zakonisht, duke thënë se për 20 vitet e ardhshme nuk do ta shohim Llapin në barazh.

    “Nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ishte një kampionat që do ta harrojmë shpejt dhe do të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Mendoj që për organizimin që ka është gjynah që Llapi të bie nga liga. Nga sot do të jem i qetë për 5 ditë, pastaj do të nisim përgatitjet. Ju garantoj sot se për 20 vitet e ardhshme, Llapin nuk do ta shihni në barazh”, tha Batatina


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark