Qëndrim Ukshini, qytetar që punon si taksist ka pretenduar se vazhdimisht po dënohet nga polici Erion Leka.
Sipas tij kjo po bëhet për arsye personale. Ai thotë se me rrogën që merr si taksi mban familjen, por që dënimet e vazhdueshme që po merr nga ky polic janë duke ia vështirësuar punën.
E gjitha kjo sipas, qytetarit po ndodh sepse policin po e pengon vajzat që ai ka klientë në taksi.
Qëndrim Ukshini, ka dërguar edhe një video në redaksinë e Insajderit, ku polici dëgjohet duke i thënë se “Nëse kalon edhe njëherë në këtë rrugë, do ta konfiskoj patent shoferin”.
Për të parë videon e plotë klikoni këtu:
Lidhur me këto pretendime Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje edhe në Inspektoratin Policor, por që deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.