Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja, s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja, s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët

    Insajderi
    13 March 2025 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Baton Haxhiu ka parashikuar se Lëvizja Vetëvendosje do të formojë qeverinë e re, por u shpreh se ky nuk është një “lajm i mirë” për Kosovën, shkruan Insajderi.

    Haxhiu ka kritikuar qeverisjen e deritanishme të Vetëvendosjes, duke thënë se ajo ka shkaktuar “të keqen” për katër vite, megjithatë, ai ka shtuar se më mirë do të ishte një koalicion që e kontrollon Vetëvendosjen sesa një koalicion që e shkatërron atë.

    “Nuk është lajm i mirë por qeverinë e bën Vetëvendosja. Me gjithë të keqen që ja ka bë Kosovës katër vjetë”, tha Haxhiu

    “Ajo që unë mendoj më mirë është një koalicion ku e kontrollon Vetëvendosjen sesa një koalicion që na shkatërron Vetëvendosjen. Kontrollohet më beso”, tha ai në Pressing.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark