Batuta e Ramës, mediat e huaja: Trump u tall nga udhëheqësit europianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Batuta e Ramës, mediat e huaja: Trump u tall nga udhëheqësit europianë

    Insajderi
    02 October 2025 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar mbi batutën e kryeministrit Edi Rama me presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, lidhur me ngatërresën e ish-presidentit Donald Trump, i cili përmendi gabimisht një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke pasur në fakt parasysh konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.”

    Liderët europianë tallin Trump-in për ngatërrimin Shqipëri–Armeni. Kështu thonë mediat prestigjoze “The Telegraph” dhe “Politico”.

    “Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u filmua teksa ngacmonte z. Macron dhe Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit, për ngatërrimin gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “The Telegraph”.

    “Kryeministri shqiptar Edi Rama u filmua teksa bënte shaka me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “Politico”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark