Bayer gjen liderin e ri pas largimit të Granit Xhakës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Bayer gjen liderin e ri pas largimit të Granit Xhakës

    Insajderi
    14 August 2025 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi i mesfushorit Granit Xhaka ishte i dhimbshëm për Bayer Leverkusen.

    Megjithatë, kalimi i mesfushorit tani u jep mundësi të reja lojtarëve të tjerë.

    Robert Andrish, në veçanti, është konsoliduar si lideri i ri i Leverkusenit javët e fundit.

    Andrish është fituesi i madh nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag.

    Nuk është rastësi që mesfushori defensiv, mbajti shiritin e kapitenit gjatë fazës përgatitore – së fundmi në humbjen 2-0 ndaj Çelsit. Ai ka impresionuar me paraqitjet e forta në stërvitje dhe ndeshjet miqësore.

    Sezonin e kaluar, lojtari zhvilloi vetëm 2,169 minuta lojë në 35 ndeshje zyrtare nën drejtimin e ish-trajnerit Xabi Alonso.

    Si pasojë, pjesëmarrësi në Kampionatin Europian 2024 ishte shpesh në stol edhe me kombëtaren këtë vit.

    Në finalet e Ligës së Kombeve, Andrish nuk luajti as në gjysmëfinalen ndaj Portugalisë e as në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Francës.

    Para kësaj, ai zhvilloi gjithsej 14 minuta në dy ndeshjet çerekfinale ndaj Italisë (2-1/3-3).

    Tani situata ka ndryshuar plotësisht. Ten Hag e vlerëson shumë Andrish.

    Së pari, si një lojtar i fortë si në rolin e “dyshes” në mesfushë ashtu edhe në një mbrojtje me tre lojtarë, dhe së dyti, për personalitetin e tij.

    “Po bën shumë mirë. Jam shumë i kënaqur me atë që sjell në fushë. Por edhe me atë që bën jashtë saj, në dhomat e zhveshjes. Rob është një lider i vërtetë. Dhe ne kemi nevojë për këtë. Jam shumë i lumtur që e kam”, thotë Ten Hag.

    Andrish nuk dëshiron të ndryshojë “si person apo si tip”, siç thotë ai:

    “E shoh pak gabim të detyrohesh të ndryshosh vetëm sepse disa personalitete kanë ndryshuar.

    Po përpiqem të vazhdoj përpara, ndoshta edhe më shumë në disa situata. E kam thënë gjithmonë se është e rëndësishme të jesh pa dëmtime dhe të mund të marrësh pjesë në çdo seancë stërvitore. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për mua, duke marrë parasysh mënyrën se si luaj futboll.

    Nëse kjo ndodh, mund të tregoj cilësitë e mia”, shpjegon Andrish, “dhe pastaj jam mjaft i sigurt se do të bëhem titullar herët a vonë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark