Bayern Munich pëson humbje, mposhtet në shtëpi nga Bochumi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Bayern Munich pëson humbje, mposhtet në shtëpi nga Bochumi

    Insajderi
    08 March 2025 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich ka pësuar humbje me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Bochum në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit gjerman.

    Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 14-të përmes Raphael Guerreiro që realizoi për 1-0 pas asistimit nga Serge Gnabry.

    Bavarezët patën mundësinë të dyfishojnë rezultatin në minutën e 22-të, por Gnabry dështoi të shënojë nga penalltia.

    Megjithatë, pak minuta më vonë në skenë doli sërish Guerreiro (28’), i cili me kokë realizoi në portën e boshatisur pas krosimit të Thomas Muller.

    Reagimi i mysafirëve erdhi qysh në minutën e 31-të, duke arritur të zbutin diferencën përmes Jakov Medic që realizoi për 2-1.

    Gjithçka nisi të vështirësohej për Bayernin kur në minutën e 43-të Joao Palhinha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

    Me një lojtar më shumë në fushë, Bochum ia doli të barazojë rezultatin në 2-2 përmes Ibrahima Sissoko (52’).

    Goditjen përfundimtare Bayerni e mori në minutën e 71-të, kur Matus Bero shfrytëzoi një top brenda zonës për ta mposhtur portierin vendas për 3-2.

    Ndonëse pësuan humbje, të besuarit e Vincent Kompany ishin me fat pasi edhe rivali i tyre për titull Bayer Leverkuseni u mposht nga Werder Bremeni dhe situata në tabelë mbeti e pandryshuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark