Huazimi i qendërmbrojtësit Serdar Tasci nuk ishte zgjedhja e parë e Bajernit në merkaton e janarit për mbrojtjen. Si përgjigje për dëmtimet e Jerome Boatengut dhe Javier Martinezit, krerët e klubit bavarez nuk kishin ndër mend ish-lojtarin e Shtutgartit, por një emër tjetër nga Bundesliga.
Një ditë më pas, mediet gjermane zbulojnë se Bajerni donte John Brooks-in nga rivalët e Herthës së Berlinit. 23-vjeçari është bërë më shumë i pjekur këtë sezon me kryeqytetasit, duke u shndërruar në një titullar absolut në qendër të mbrojtjes.
Bruks bind me ndërhyrjet e sakta, lojën pozicionale dhe shpejtësinë e tij. Kur e sheh, ai të kujton kampionin e botës, Jerome Boateng.
Padyshim që Brooks do të kishte qenë një zgjidhje interesante për Bajernin, duke marrë parasysh edhe moshën e tij të re. Bashkë me Boatengun, ai do të kishte formuar një dyshe të respektueshme. Problemi ishte Hertha e Berlinit, që vendosi të besojë edhe më shumë te qendërmbrojtësi dhe i rinovoi kontratën deri në vitin 2019.
Kështu, bavarezët u detyruan të kontrollonin për emrin më të mirë të mundshëm në dy ditët e fundit të merkatos dhe zgjodhën ish-lojtarin e kombëtares gjermane, Tasci.