
Bayern Munich po përgatitet për një verë të madhe në afatin kalimtar, me një buxhet rreth 180 milionë euro. Klubi ka identifikuar tre objektiva kryesorë: Jonathan Tah, Florian Wirtz dhe Pedro Porro.
Trajneri i ri, Vincent Kompany, synon të forcojë të gjitha repartet për të rikthyer dominimin në Bundesligë dhe të jetë konkurrues serioz në Evropë.
Në mbrojtje, synimi kryesor është Jonathan Tah. Qendërmbrojtësi i Leverkusenit pritet të largohet si lojtar i lirë dhe shihet si zëvendësuesi ideal për Eric Dier.
Bayerni ka përfituar nga situata financiare e Barcelonës për të marrë avantazh në garën për Tah, i cili është afër kalimit në Allianz Arena.
Në mesfushë, Florian Wirtz është dëshira kryesore. Për talentin e Leverkusenit, Bayerni është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për të ndërtuar ekipin rreth tij.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Pedro Porro i Tottenhamit është objektivi tjetër. Anglezët kërkojnë 60 milionë euro, por Bayerni është i gatshëm të negociojë.
Të tre lojtarët përfaqësojnë profilin e ri që kërkon Kompany: cilësi teknike, qëndrueshmëri dhe potencial për të udhëhequr projektin e ri bavarez.