Bayerni fiton bindshëm ndaj Hoffenheimit të lojtarëve kosovarë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Bayerni fiton bindshëm ndaj Hoffenheimit të lojtarëve kosovarë

    Insajderi
    20 September 2025 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayerni ka marrë fitoren e katërt me radhë në katër xhirot e para në sezonin e ri në Bundesliga.

    Skuadra bavareze ka shënuar fitore prej 4-1 ndaj Hoffenheimit të lojtarëve kosovarë, Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit.

    Të tre lojtarët ishin në fushë nga fillimi në këtë ndeshje, me vetëm Hajdarin që i kompletoi tërë minutat.

    Asllani u largua në minutën e 78-të, teksa Avdullahu në minutën e 83-të.

    Golat për Bayernin i shënuan Harry Kane (tre gola) dhe Serge Gnabry.

    Për Hoffenheimin shënoi Coufal.

    Bayerni ka 12 pikë në katër ndeshjet e para të sezonit të ri në elitën e futbollit gjerman.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark