Bayern Munich është i interesuar të sjellë një nga talentet më të mëdha të Evropës në Allianz Arena verën e ardhshme. Për këtë, bavarezëve do t’iu duhet të paguajnë përreth 100 milionë euro.
Bavarezët janë në kërkim të talenteve sulmues. Ata po ndjekin aktivisht lojtarin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, i cili gjithashtu po përcjellet nga Real Madrid dhe Manchester City.
Ndërkohë, Leverkuseni shpreson të bindë 21-vjeçarin që të nënshkruajë një kontratë të re në ‘BayArena’ pasi kontrata e tij skadon në vitin 2027.
Për sa i përket objektivave të tjera, sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, gjithashtu admirohet nga drejtorët sportivë Max Eberl dhe Christoph Freund, por duket se menaxheri Vincent Kompany është i tërhequr nga reprezentuesi i ri anglez, Jamie Gittens.