Bayerni ka një tjetër alternativë nëse nuk arrihet Wirtz - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni ka një tjetër alternativë nëse nuk arrihet Wirtz

    Insajderi
    22 April 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich dëshiron transferimin e një mesfushori ofensivë për sezonin e ardhshëm.

    Talenti i madh gjerman Florian Wirtz mbetet objektivi numër një, megjithatë nuk do të jetë e lehtë aspak për të nënshkruar me të pasi konkurrenca është e lartë.

    Bayern Munich e ka identifikuar yllin sulmues të RB Leipzig , Xavi Simons, si një alternativë të mundshme për Florian Wirtz të Bayer Leverkusen, sipas gazetarit të Sky, Philipp Hinze.

    “Unë kam ëndrra dhe klubi i di ato. Fokusi im është në ndeshjet e fundit, pastaj në ekipin kombëtar. Pas kësaj, do të ulemi dhe do të shohim”, tha ai.

    Leipzig nuk është i shqetësuar, me reporterin e Sky, Philipp Hinze, duke theksuar se klubi është i hapur për një largim veror nëse plotësohet një paketë prej 80 milionë euro.

    Vendimi i Simons varet nga planet e skuadrës së Leipzig, trajneri i tyre i ardhshëm, kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe interesi nga klubet kryesore.

    Bayern e sheh holandezin si zëvendësuesin adekuat nëse nuk arrihet Wirtz, por edhe për Simons ka konkurrencë të madhe nga skuadrat angleze. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark