"Bayraktar" mbulon ballinat e mediave botërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    “Bayraktar” mbulon ballinat e mediave botërore

    Insajderi
    08 April 2022 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Suksesi i dronëve të armatosur turq vazhdon të pasqyrohet në mediat perëndimore

    Kanali amerikan televiziv “CNN” ekzaminoi dronët e armatosur “Bayraktar TB-2”, ndërsa vuri në dukje sukseset e këtyre dronëve prodhim turk, transmeton Insajderi.

    Hapat e Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes nuk po bien nga agjenda e shtypit të huaj.

    “CNN” ka përgatitur një reportazh të posaçëm për armët luftarake turke. Xhirimet u zhvilluan në objektet e prodhimit “Baykar” në Stamboll.

    Dronët e armatosur “Bayraktar TB-2” ishin fokusi i lajmit, i cili përmendi gjithashtu avionin e parë luftarak pa pilot të Turqisë, “Molla e Kuqe” (Kizilelma).

    Raporti special i “CNN” përfshinte gjithashtu një intervistë ekskluzive me kryetarin dhe udhëheqësin e teknologjisë së kompanisë turke “Baykar”, Selçuk Bayraktar.

    Dronët “Bayraktar TB-2” janë faktorët që kanë ndryshuar drejtimin e luftës në Libi dhe Karabak, vuri në dukje raporti./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark