Bazajt nuk i lejohet të tërhiqet nga gara – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bazajt nuk i lejohet të tërhiqet nga gara

    Insajderi
    22 November 2016 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Bazajt do t’i duhet të kërkojë vota për Ramiz Lladrovcin në Drenas, ndonëse edhe vetë është kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit.

    Kjo pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për decertifikimin e Naim Bazajt në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit, njofton Insajderi.

    “Aprovohet si e bazuar apeli i subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, ashtu që anulohet vendimi i KQZ-së, me numër 1084-2016 i datës 20.11.2016 dhe çështja i kthehet KQZ-së, në rishqyrtim dhe rivendosje”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

    PZAP ka bërë të ditur se është aprovuar kërkesa e Nismës për Kosovën për anulimin e vendimit të KQZ-së disa ditë më parë, për ta hequr Bazajn nga lista e kandidatëve të pavarur për kryetar të Drenasit.

    “Hedhet si e palejuar pjesa e kërkesës së panelit të subjektit politik Nisma, me seli në prishtinë, në pjesën që i referohet lënies në fuqi të vendimit të KQZ-së, numër 1024/2016 të datës 11.11.2016, për certifikimin e kandidatit Naim Bazaj, për kryetar të Komunës në Gllogoc, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale”, thuhej më tej në këtë vendim.

    Për këtë vendim të PZAP-së KQZ-ja mund të ankohet vetëm në Gjykatën Supreme.

    Naim Bazaj kishte vendosur zyrtarisht të kandidojë si i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, para rreth dy javësh, pasi Partia Demokratike e Kosovës kishte vendosur të mos e nominojë atë për kryetar.

    Megjithatë, Bazaj kishte ndryshuar mendje të enjtën e kaluar. Në ditën kur pritej që ai të mbante tubim me përkrahës të tij për të bërë zyrtare kandidaturën, ai ishte shfaqur së bashku me Veselin ku edhe ishte konfirmuar përkrahja për rivalin e tij Lladrovci.

    Ai tani po bën fushatë për një kandidat që zyrtarisht e ka kundërshtar, Ramiz Lladrocin. Ish-kryesusi i Kuvendit Komunal të Drenasit është fotografuar të hënën në odat e fshatrave të Drenasit, teksa i bënte “konak” bashkë-partiakëve të tij nga PDK të cilët po bënin fushatë për Lladrovcin. /Insajderi.com

    Naim Bazaj tradhton elektoratin: I thërret në tubim si kandidat i pavarur, paraqitet me Kadri Veselin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark