×
  • Lajme
  • Lajme

    “BBC” jehonë të riut që parandaloi sulmin te sheshi “Skënderbej”: U hodh në këmbë përmes dritares

    Insajderi
    25 April 2021 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prestigjozja britanike “BBC” ka raportuar ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

    “BBC” i ka kushtuar një artikull Klodian Elqenit, i cili falë gjestit të tij heroik, arriti të neutralizojë drejtuesin e mjetit që përhapi panik ditën e sotme.

    Ndër të tjera “BBC” thekson se një person “kërcen përmes dritares së makinës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm në Shqipëri”.

    “Një burrë është arrestuar në Shqipëri, pasi hipi në një shesh për këmbësorë në kryeqytetin e Tiranës. Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh në këmbë i pari përmes dritares. Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist. Shumë njerëz kishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë. Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar po voziste nën ndikimin e drogës,” shkruan BBC.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark