BBC: Shefi i CIA-s foli më së shumti për Kosovën gjatë vizitës në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BBC: Shefi i CIA-s foli më së shumti për Kosovën gjatë vizitës në Serbi

    Insajderi
    25 August 2024 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çështja e Kosovës, qe më së shumti temë diskutimi mes shefit të CIA-s, William Burns me zyrtarët serbë, në vizitën e tij që pati së fundi në Beograd.

    Kështu raporton gjiganti mediatik ndërkombëtar BBC në shërbimin e saj serb, referuar disa burimeve megjithëse jozyrtare.

    ”Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, thuhet në artikullin e tyre.


    Kosova qe destinacioni i fundit i këtij turneu vizitash të shefit të CIA-s.

    Në Prishtinë, më 22 gusht, Burns u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Petrit Ajeti.

    Derisa pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ky e ka falënderuar publikisht shefin e CIA-s, Burnsin, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark