Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në orën 17.00, para Komunës së Butelit, do të zhvillojë protestë paqësore për ta kundërshtuar vendosjen e kryqit 56 metra të lartë në këtë komunë.
Vendimi për mbajtjen e protestës u mor mbrëmë në selinë e BDI-së në Shkup.
“Sonte në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup, drejtuesit e të gjitha degëve të kryeqytetit të Dardanisë, bashkë me anëtarët e Kryesisë Qëndrore të BDI-së, demonstruan unitet dhe përkushtim të përbashkët për të kundërshtuar keqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike dhe partiake. Andaj, ne të gjithë bashkërisht, ftojmë të gjitha mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët që ta kundërshtojmë njëzëri projektin përçarës dhe nxitës në Komunën e Butelit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Ndërkohë që në ora 10 do të ketë konferencë për shtyp para Komunës së Butelit ku do dhe do e paralajmëron protestën./Alsat-M/